Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, po e zhvillon fushatën e saj në Njësisë 7 në Tiranë. Gjatë prezantimit që kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi me grupin e pestë të kandidatëve për deputet në kryeqytet, Gjonaj rrëfeu mes të tjerash se ndihej si në shtëpi në çdo takim të zhvilluar me komunitetin e kësaj zone.

“Kam jetuar në pjesën e vjetër të kësaj zone, e kam mbaruar gjimnazin tek “Qemal Stafa” dhe shoh një tifozllëk nga njerëzit edhe për faktin që jam gocë lagjeje. Por edhe me pjesën e krijuar së fundmi, me të ardhur nga krahina të ndryshme, nuk është e vështirë të bisedosh. Si një person që kam jetuar disa vite në veri, origjinën e kam nga jugu, e ndërkohë kam jetuar në Tiranë për më shumë se 30 vite, është e natyrshme lehtësia në komunikim.”

Ish-Prefekti dhe së fundmi edhe kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu shprehet se është shumë i lidhur me tokën dhe kjo është arsyeja pse 13 vite më parë u shpërngul në Maknor të Pezës.

“Është një dashuri për natyrën dhe për tokën. Donim të bëheshim pjesë e një komuniteti i cili jeton thjeshtë. Rilindja Urbane duhet të marrë formën e Rilindjes Rurale.”

Për Mimi Kodheli, detyra më e rëndësishëm në karrierën e saj ishte kur drejtonte së bashku me Edi Ramën Bashkinë e Tiranës.

“Kërkesës së Edi Ramës për t’u bërë pjesë e transformimit të Tiranës i jam përgjigjur jo si njeri që doja të merresha me politikë, por si një vajzë që isha lindur dhe rritur në Tiranë. Tirana ishte çdo gjë për mua. Sigurisht, kam bërë gjëra të rëndësishme në karrierën politike, por ajo çfarë kam shërbyer për Tiranën mbetet në top listë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *