Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar komentet e Presidentit të SHBA, Donald Trump lidhur me ligjvënëset demokrate me ngjyrë, duke thënë se këto komente bien ndesh me atë që ajo e konsideron “forca e Amerikës”.

 

Përmes një konference për shtyp këtë të premte kancelarja është pyetur në konferencën e saj vjetore të verës nëse ende sheh një bazë vlerash të përbashkëta me Presidentin Trump pas komenteve të tij se katër gratë ligjvënëse duhet “të kthehen” në vendet e tyre nëse nuk e duan Amerikën. Tre prej tyre kanë lindur në Amerikë dhe të katërta janë shtetase amerikane.

 

“Njerëzit me kombësi shumë të ndryshme kanë kontribuar në forcën e popullit amerikan, kështu që këto janë komente që bien ndesh me këtë përshtypje të fortë që kam. Është diçka që bie ndesh me forcën e Amerikës”.

 

Ajo tha se distancohet nga komentet dhe “ndien solidaritet me tre gratë që u sulmuan”.

 

Ndërkohë në lidhje me çështjen Brexit, Kancelarja Merkel tha se beson që Britania do t’a “gjejë rrugën e saj” nën një kryeministër të ri, por nuk u shpreh nëse mbështet një shtyrje të mëtejshme për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian ose një referendum të ri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *