Subscribe

Gjermania shton përpjekjet për të arritur në një qëndrim të unifikuar me Francën përpara mbledhjes së këshillit europian në 17 dhe 18 tetor.  Vetë kancelarja Angela Merkel është angazhuar në bisedime me parisin zyrtar, duke shtuar kontaktet.

 

Të dielën në mbrëmje kancelarja do të pritet në Elize nga presidenti Francez Emanuel macron, me të cilin do të bisedojë mbi të ardhmen e Europës, zgjerimin si dhe qendrimet mbi hapjen e negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut.

 

Kjo darkë pune i paraprin edhe takimit të ministrave franko gjerman që do të zhvillohet të mërkurën në Tuluz.  Kancelarja Merkel, përmes një videoje, shpjegoi edhe bisedimeve dy palëshe per të unifikuar qëndrimet para mbledhjes së Këshillit Europian.

 

“Ne do të shkojmë në Tuluz ku pritet që të thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve. Një nga fushat ku do të përqëndohemi është fokuimi i marredhenieve dhe bashkepunimit në kuadër të Bashkimit Europian. Do të vendosim që Gjermania dhe Franca te përfaqesohen me një qëndrim të përbashkët përpara çdo vendimi të Keshillit Europian. Pikërisht këtë do të bëjmë të mërkurën e ardhshme në Tuluz.”

 

Lëvizjet e qeverisë gjermane e vecanërisht të kancelares Merkel vijnë në kohën kur Franca ka dyshime të forta për të ardhmen e Unionit. Presidenti Makron kërkon një reformin të procesit të zgjerimit, ndërkohë që burimet e mediave të huaja flasin se mund të kërkohet një shtyrje e negociatave  me Shqipërine dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Por Gjermania këmbëngul për një “PO” me kushte e këtë ia ka kërkuar edhe Holandës, e cila nga ana e saj nuk ka ende një qëndrim përfundimtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *