Subscribe

Kryeministri Rama e konsideroi një turp gazetaresk materialin e publikuar nga televizioni Italian Rai 3 mbi kultivimin e kanabisit në vendin tonë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu I qeverisë shkruan se lajmi I dhënë në këtë television se është 12-fishuar mbjellja e kanabisit në Shqiperi, nuk ka anjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza.

Rama shtoi se po pret që partnered italiane ta thonë të vërtetetën vetë dhe pa humbur.

 

Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!

 

Pas lajmit të publikuar nga Rai 3, Partia Demokratike dhe LSI nuk nguruan të sulmojnë fort qeverinë Rama në lidhje me një fenomen për të cilin është bërë një luftë e fortë politike  sidomos në vitet 2016-2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *