Nëntë persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale u arrestuan. Policia, që nga ora 18.00 e të enjtes, ka ngritur 69 pika kontrolli. Gjithashtu, kreu kontrolle në mjete, banesa, lokale e ambiente të ndryshme.

 

Si rrjedhojë, u arrestua një person në Tiranë i akuzuar për vjedhje, katër të tjerë në Korçë, Berat, Fier e Lezhë për kanabis, një durrsak sepse drejtonte mjetin pa leje dhe kishte një armë të ftohtë me vete.

 

Gjithashtu janë prangosur edhe dy persona të tjerë të akuzuar për dhunë në familje dhe thyerje të arrestit shtëpiak. Gjatë aksioneve policore, janë proceduar penalisht dhjetë persona si edhe janë ndaluar pesë shtetas të shpallur në kërkim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *