Nëntë persona kanë rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, nën akuzën e kultivimit të bimëve narkoitke.

 

Ndalimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Ndëshkimiku janë ekzekutuar edhe 3 masa sigurie “Detyrim paraqitje”.

 

Sipas policisë është bërë i mundur ndalimi i V. B., 50 vjeç, R. B., 53 vjeç, Sh. X., 48 vjeç, M. K.,  28 vjeç, K. K.,  46 vjeç, B.  I., 26 vjeç, H. P., 52 vjeç, F. K. , 58 F. B., 35 vjeç dhe është shpallur në kërkim shtetasi A. B., banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi të bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”.

 

Gjithashtu në këtë operacion janë sekuestruar 3 armë zjarri, 5 armë gjahu, 17 aparate celulare dhe municion luftarak, dhe janë asgjesuar fidanë kanabis të kultivuar, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Shqezë të Krujës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *