Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se Partia Socialiste po punon dhe investon  shumë më shumë sesa Partia Demokratike në Kamëz.

Bashkë me kryebashkiakun Rakip Suli dhe deputetin Eljo Hysko, ajo pa nga afër disa investime. Në “Facebook”, ministrja garantoi se puna do të vijojë më tej.

“Kamza është dëshmi e gjallë se si qeverisim ne në krahasim me kundërshtarët. Për ta, Kamza ishte një geto-bastion. Për ne është një qytet me të ardhme. Bashkë me Rakipin dhe Eljon, vizituam një pjesë të vogël të investimeve të mëdha në Kamëz. Rikualifikim urban i bllokut në qendër të Kamzës si dhe kantierët e #Rindërtimit të shkollës ‘Halit Coka’ në Bathore dhe kopshtit ‘Lidhja e Prizrenit’ në Paskuqan janë vetëm disa nga punët moderne dhe transformuese që po përvijojnë në këtë zonë. Në total janë plot 20 shkolla dhe kopshte të cilat do t’i shtohen infrastrukturë cilësore arsimore dhe do të mirëpresin me qindra fëmijë e nxënës të Kamzës. Për Kamzën qeveria dhe bashkia po investojnë më shumë seç është investuar në 30 vite. Të bindur se të rinjtë dhe fëmijët e Kamzës meritojnë një të ardhme më të mirë, ngritur edhe mbi sakrificën e prindërve të tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *