Për herë të tretë brenda dy ditësh, sportistët kosovarë nuk janë lejuar të kalojnë në kufi për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit i cili zhvillohet në Serbi.

Në një njoftim të Komitetit Olimpik të Kosovës thuhet se “ekipi tentoi të kalojë kufirin në Merdarë, por pas dy orë pritje dhe kontrollimi të detajuartë makinës dhe veshjeve, policia serbe mori urdhërin nga Beogradi zyrtar për të mos lejuar hyrjen në Serbi”.

 

Këtë e konfirmon edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif  Demolli.

 

LATIF DEMOLLI

SEKRETAR I PERGJITHSHEM I FEDERATËS SE BOKSIT TE KOSOVES

 

“Ky është organizim i Kampionatit Botëror dhe ne jemi të barabartë me të gjitha shtetet, është e drejta jonë që të këndohet himni, të përfaqësohemi me flamurin tonë dhe simbolet tona, përndryshe ne nuk do të merrnim pjesë.”

 

Autoritetet në Serbi nuk kanë dhënë asnjë sqarim për këtë çështje.Vendimi i autoriteteve serbe për të ndaluar skuadrën dardane të përdorë simbolet shtetërore, nxiti reagime të ashpra të autoriteteve në Kosovë sipas të cilëve ndalimi ishte i papranueshëm.

 

Federata e Kosovës në vitin 2014 është anëtarësuar me të drejta të plota në Federatën Botërore të Boksit.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *