Subscribe

Klevis Cane dhe Erald Meçe janë fituesit e kampionatit amator për “Beach volley”, organizuar në Pogradec. Ata kanë mundur në finale me rezultatin 2 me 0 Mario Shkëmbin dhe Kristi Priftin ne një ndeshje që ka dhuruar emocione për turistët e pranishëm.

 

Rivaliteti dhe dëshira për të luftuar deri në fund dukej qartë tek sportistët të cilët për “Vizion Plus” thonë se aktivitete të tilla duhet të shtohen edhe më shumë pasi tërheqin vëmënedjen e turistëve.

 

ERALD MEÇE

”Beach Volley është një aktivitet që të mban në formë gjithmonë. Është një sport që ndiqet dhe nga shumë turistë dhe këta të fundit bëhën dhe pjesëmarrës në lojën tonë. Ndeshja sot ishte shumë e vështirë, por pas një lufte të gjatë, ia arritëm.”

 

Klevis Cane, fitues i kësaj finaleje, njëherazi drejtor i shumë sporteve pogradecare, tha se pas këtij kampionati pritet të zhvillohet edhe kampionati kombëtar, event ky që do të mbahet brenda këtij muaji në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Volejbolllit. Ai shpreson se vitin tjetër në Pogradec do të rikthehet edhe kampionati balllanik.

 

KLEVIS CANE   

”Dëshira ime është që të organizoj dhe kampionatin kombëtar të Beach volley. Kjo që ne realizuam sot ishte kampionat amator por me bashkëpunimin dhe të Federatës shqiptare të volejbollit mendoj se do ta krijojmë. Jam i sigurt që përpara fillimit të kampionatit në parket, do ogranizohet dhe kampionati ballkanik apo kombëtar.”

 

Në kampionatin e “Beach volley” për amator kanë marrë pjesë 12 cifte volejbollistësh ku një pjesë ishin pushues apo të ardhur nga qytete të tjera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *