Një aksident i rëndë është regjistruar në orën 14:16 këtë të martë, në rrugën dytësore në Yrshek të Tiranës.

 

Bëhet e ditur se mjeti tip “kamion” me drejtues shtetasin A.SH., ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme një këmbësor të gjinisë mashkull.

 

Burime nga policia bene te ditur se viktima eshte identifikuar si shtetasi me iniciale Ali Fuçia 65 vjec.

 

Drejtuesi I mjetit me iniciale A. Sh. është ndaluar nga policia deri në hetimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *