Një person është plagosur mëngjesin e kësaj të premte si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Shkodër.

 

Informacionet paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër-Bushat, ku një kamion ka përplasur një motor në Melgushë.

 

Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e të plagosurit, policia e nisur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *