Prokuroria e Krimeve te Renda urdhëroi arrestimin e tre doganiere te pikës kufitare te Kakavijës, sepse lejuan kalimin e 1,1 toneve kanabis drejt Greqisë me një kamion.

 

Ngjarja ne fjale kjo e ndodhur ne 17 shkurt te ketij viti. gjithashtu u shpallen ne kerkim edhe tre police doganore.

 

Në dt. 17.02.2017, në një kamion me targa dhe drejtues shqiptar, është zbuluar nga ana e autoriteteve doganore në pjesën greke të Kakavijës, një sasi prej rreth 1117 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sattiva.

 

Shoferi i mjetit, i cili sapo kishte kaluar në Doganën dhe Pikën e Kalimit Kufitar shqiptar është larguar menjëherë nga mjeti, sapo ka konstatuar se policia greke kishte zbuluar lëndën narkotike, e cila gjendej në pjesën e përparme të karrocerisë. Prej atij momenti, shoferi është larguar dhe nuk është gjetur nga ana e autoriteteve greke, të cilat kanë nisur hetimet për llogari të tyre.

 

Pas këtij informacioni, Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimet, nga ku rezultoi se punonjësit policorë dhe doganorë, të cilët kishin plotësuar formularët e kontrollit për këtë kamion, në fakt nuk kanë realizuar asnjë kontroll.

 

Më konkretisht;

 

– Ky kamion nuk i është nënshtruar kontrollit me skaner. Nga ky kontroll do të ishte evidentuar ngarkesa me lëndë narkotike e vendosur në një hapësirë të parapërgaditur në pjesën e përparme të karocerisë së kamionit, pasi ishte një sasi e konsiderueshme.

 

– Kamioni nuk është peshuar në peshoren që gjendet në Doganën Kakavijë. Nëse do të ishte vendosur në peshore do të dilte një peshë prej 1 ton e 147 kg dhe 423 gram më shumë sesa pesha e kamionit në dokumentat e tij.

 

– Nuk është matur gjatësia e jashtme e karrocerisë së kamionit me hapësirën e brendshme. Diferenca midis dy gjatësive do të ishte e mjaftuashme për të kuptuar se në karoceri ka ndërhyrje.

 

– Nuk është bërë kontrolli me qenin antidrogë që është i destinuar për kontrolle të tilla. Në rast se qeni antidrogë do të ishte afruar kamionit apo të ishte futur brenda tij, nisur nga era karakteristike që ka lënda narkotike e llojit “cannabis sattiva” dhe sasi e konsiderueshme që ishte fshehur në kamion, me siguri rezultatet do të ishin pozitive.

 

– Nuk është vlerësuar fakti se ky shtetas në mënyrë të përsëritur i është nënshtruar kontrollit në kufi së bashku me kamionin që drejtonte mbi dyshimet se merret me aktivitet të kundraligjshëm.

 

Për këto arsye, në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e miratuar nga Gjykata për Krime të Rënda, për disa persona, të dyshuar për veprën penale të “Trafikut të narkotikëve”, në bashkëpunim.

 

Masat e sigurimit janë ekzekutuar nga ana e efektivëve të Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme, si edhe nga Policia e Shtetit, për 3 nga të dyshuarit, ndërsa për dy të tjerë nuk është bërë i mundur arrestimi dhe janë shpallur në kërkim, si më poshtë:

 

1.Ylli Rustemi, doganier pranë Doganës Kakavi, Gjirokastër, arrestuar

2.Vladimir Skrapalliu, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi, arrestuar

3.Blerim Mëhilli, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi, arrestuar.

3.Klement Budo, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi, shpallur në kërkim

5.Qamil Muçaj, banor i fshatit Hekal, Fier, pronari dhe shoferi i kamionit, shpallur në kërkim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *