Subscribe

Më shumë se 1.2 ton drogë u kapën mbrëmjen e të mërkurës në doganën e Kapshticës.

 

Droga ishte e ndarë në dy kamione të cilët po transportonin thasë me krunde.

 

Burimet zyrtare bënë me dije se lenda është pikasur nga sistemi rutinë i skanimit në të dy kamionët dhe me pas lënda është gjetur edhe nga qente e drogës.

 

Policia per shkak te hetimit vazhdon të jetë e rezervuar për aksionin por burimet për Vizion Plus kanë bërë me dije se të dy kamionet vinin nga kryeqyteti dhe kishin si destinacion Turqinë.

 

Zyrtarisht policia pranon se janë ndaluar dy drejtuesit e mjeteve, Zija Hidri dhe Ardian Sako, ndërsa priten arrestime të tjera.

 

Nga ana tjeter aksioni eshte shume hermetik edhe për shkak se policia është e kujdesshme për të mos e dekonspiruar, pasi kerkon të shkojë tek grupi që kryen këtë trafikim ndërkombëtar të lendeve narkotike.

 

Edhe burime zyrtare pranojnë se kjo është sasia me e madhe e kapur ndonjëherë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ashtu siç pranojnë se për here të parë një sasi kaq e madhe lënde narkotike kalon nga kjo pikë kalimi kufitar drejt Turqisë, çka edhe për ekspertët lë dyshime të forta për hapjen e një kanali të ri të transportit të lëndeve narkotike drejt këtij destinacioni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *