Subscribe

Policia po vijon kerkimet per gjetjen e trupit te Jan Prenges, 49 vjeçarit që u rrëmbye 12 ditë më parë në rrugën “London” në Kamëz e qe zyrtarisht eshte deklaruar i vrarë nga një grup kriminal.

Ndërkohë numri i të arrestuarve për këtë çështje ka shkuar në pesë pasi te marten ne mbremje u arrestua 30 vjecari nga kavaja Festim Bexhdili.

Ai dyshohet se ne bashkepunim me kater persona te tjere ka marre pjese ne rrembimin e Jan Prenges, nje rrembim qe sipas informacioneve te reja ne dala ne drite kete te merkure mund te jete urdheruar nga nje grupe tjeter I fuqishem criminal I perbere nga tre shtetas shkodran dhe nje vlonjat. Punën e morën përsipër disa nga anëtarët e familjes Hajri.

Kamerat e sigurisë brenda resortit “Golden” në Shijak kanë nxjerre zbulura jo vetëm 5 të arrestuarit e deritanishëm por edhe 5 të tjerë të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Nga kamerat e sigurisë tregohet se fillimisht Jan Prenga u soll në ambjentet e resortit me makinën që ishte vjedhur një këngëtareje në Kamëz. Pastaj trupi I tij I gjakosur rrugës nga Kamza në Shijak është future në bodrumin e resortit.

Aty nga kamerat e sigurisë dallohet që trupi I pajete I 49 vjecarit Prenga futet në qese plastike dhe futet në një furgon ku qëndron disa orë para resortit. Më pas dallohen disa shtetas të cilët me vegla pune ne duar futen në furgon ku ishte edhe trupi i pengut. Dyshohet se mjetet e punës janë përdorur për të varrosur Jan Prengen edhe pse deri tani trupi nuk është gjetur. Kontrolle te shumta po kryhen ne qytetin e Shijakut, ne rrethinat e tij si dhe në disa fshatra, por pa sukses.

Dy ditë më parë policia arrestoi leonard, bajram dhe elton hajrin si dhe olsi turajn. Burimet bënë të ditur se ata kanë mohuar të kenë lidhje me pengmarrjen, por nuk kanë dhënë shpjegime të tjera. Ndërkohë ne mesin e atyre që kërkohen është edhe pronari i kompleksit Golden, Altin Hajri.

Hetuesit dyshojnë se jan Prenga u rrëmbye për ti bërë presion vëllait të tij që ndodhet në një burg në Angli, për grabitjen e një sasie prej rreth 300 kilogramë kokainë të porositur nga grupet kriminale shqiptare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *