Subscribe

Paverësisht se mazhoranca ia ka hequr pothuajse të gjitha kompetencat, presidenti Ilir Meta theksoi se do të jetë në detyrë deri në 24 korrik 2022.

 

Në konferencën e mbajtur për mediat këtë të hënë, Meta u shpreh se është përgjegjësia e tij që t’i qëndrojë besnik betimit mbi Kushtetutë. Sipas tij, vendi përballet çdo ditë më grusht shtetit ndaj të drejtave kushtetuese.

 

“Së pari, është përgjegjësia ime t’i qëndroj atij betimi me dorën mbi kushtetutë dhe zemrën mbi kushtetutë, deri në datën 24 korrik 2022. Se ç’bën kuvendi e shohin gjithë shqiptarët, po të bënte gjëra më të mira nuk do largoheshin 8 shqiptarë nga Shqipëria, kur nga Serbia largohet 1 serb. Ndaj jemi në këtë situatë. Kemi cdo ditë grusht shteti ndaj të drejtave kushtetuese. Nuk ekziston asnjë mundësi që presidenti të tërhiqet nga detyra e tij për të mbrojtur shtetin e së drejtës. Kam qenë partizani kryesor, edhe si kryetar i parlamentit që reforma do të bëhej vetëm mbi rekomandimet e Venecias, e cila është pranuar nga cdo palë në Shqipëri. Ndaj arritëm atë konsensus që luftova aq shumë për ta imponuar. Përpjekja ishte që atëherë që grushti i shtetit të bëhet përmes një maskarde, tani cdo ditë ka patur nga pak grusht shteti. Nuk kishte gjë më fyese për Venecian të vinte këtu, për cfarë duhet. A ka ndonjë që të mos e kuptojë, kur vetë neni është shkruar nga Venecia. E para është kushtetuta, është ligji suprem i Republikës, radhën e ka bërë Venecia me një argument të jashtëzakonshëm.”

 

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit hodhi akuza edhe ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani, për të cilin tha se duhet t’I ndërpritet detyra, pasi është i kapur politikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *