Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka zhvilluar takime këtë të diel me pronarët e biznesit të vogël në njësinë 9 në kryeqytet, të cilët pohuan rënien drastike të konsumit.

“Disave u dhanë mbështetje, disave jo. Kërkova lekë borxh për të mos hequr njerëzit nga puna”- tha pronarja e një lokali. “Xhiro ka rënë shumë, kam patur 4 punëtorë, por 2 i hoqa, me keqardhje”- tha pronari i një lokali në qendër të Tiranës. “Nuk e di, jam e falimetuar. Kam një vit që jap qira kot, tha një zonjë.

Ndër të tjera, Basha theksoi rëndësinë që ka për ekonominë mbështetja e duhur për bizneset.

“Të gjitha shtetet, edhe Kosova po i vazhdon subvencionet ndaj bzinesit, përndryshe do të zhytet gjithçka. Po u zhytët ju, u zhyt punësimi, u zhyt konsumi, pastaj ekonomia futet në një cikël që nuk e merr dot veten. Do të vazhdojmë të jemi zëri juaj dhe, së shpejti, edhe mbështetja juaj. Duhet patjetër të keni ndihmë nga shteti. Qoftë me anullimin e taksave, qoftë me mbështetjen për pagat. Këtë po bëjnë të gjithë. Ato lekë që kemi, duhet t’i çojmë në mbështetje të biznesit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *