Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të ngrihen dhe të luftojnë për veten dhe fëmijët e tyre.

 

Në fjalën e tij të mbajtur në Kuvend, ai deklaroi se ky Parlament është i njëjti si ai i para 8 viteve dhe se qytetarët nuk duhet të fshihen më pas dobësive të opozitës.

 

“Para 25 prillit nuk e gjeje një socialist të ndershëm të mbronte këtë kryeministër. Ulnin kokën në rastin më të mirë. Është kryeministri më i urryer ndër shqiptarë, por erdhi 25 prilli dhe bleu votat, e sot na del prapë aty. Prandaj kam një fjalë vetëm për shqiptarët, për ata që nuk e shesin votën. Në qoftë se ju dhimbset liria, familja juaj, e ardhmja e fëmijëve tuaj, ngrihuni luftoni për ta. Ngrihuni luftoni, ose ndryshe hajde ulim kokën të gjithë dhe të pranojmë t’i nënshtrohemi një bande hajdutësh e kriminelësh. Boll më me justifikime. Mos u fshihni pas dobësive të opozitës, mos luftoni për ne. Mos u ngrini për karriget tona, ngrihuni për vete, ose për fëmijët tuaj”, tha Edi Paloka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *