Subscribe

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Rrok Pepajn, babai i Danjel Pepajt. Ky i fundit është autori i dyshuar për dy vrasjet e dy të rinjve në Malësinë e Madhe.

Para trupës gjykuese, Rrok Pepaj ka mohuar akuzat për kultivim të bimëve narkotike, duke deklaruar se në zonën e Malësisë së Madhe ka kultivuar vetëm bimë medicinale dhe boronicë.

Avokati mbrojtes ka kërkuar mase lehtesuese, por kerkesa eshte hedhur poshte nga trupi gjykues.

Rrok Pepaj u arrestua në banesën e tij në fshatin Vrith dy ditë më parë. Ai akuzohet se në fshatin Vrith, në bashkëpunim me djalin e tij, kanë kultivuar bimë narkotike, e cila u bë shkak edhe për ekzekutimin e Vilson Çutajt, 37 vjeç dhe Klement Pepajt, 21 vjeç. Këta dy persona dyshohet se janë ekzekutuar nga Danjel Pepaj, djali i Rrok Pepaj.

Trupat e pajetë të Pepaj dhe Çutaj janë gjetur 250 metra larg parcelës me kanabis, ku dyshohet të ketë ndodhur edhe konflikti. Ata janë qëlluar me breshëri plumbash me një armë zjarri automatik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *