Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar këtë të diel me një pjesë të kandidatëve të programit “Deputeti që duam”.

Ai deklaroi se 1581 qytetarë kanë aplikuar për t’iu bashkuar skuadrës së PS-së dhe se skuadra e tij është gati për të garuar në zgjedhje.

Kreu i qeverisë u shpreh se më 25 prill do të vendoset nëse vendi do të dalë shpejt nga kthetrat e pandemisë.

“Edhe pak ditë na ndajnë nga zbritja në fushës e skuadrës tonë për ndeshjen e 25 Prillit. Është një ndeshje vendimtare për Shqipërinë në mes të një lufte botërore. Kjo ndeshje nëse do të vazhdojmë te ecim përpara apo të zhytemi përsëri. Ne kemi bërë shumë. Më shumë se të gjithë ata që e kishin këtë detyrë para nesh. Nuk i kemi bërë mirë të gjitha. Ama besoj se kush arsyeton me mendje të kthjellët, nuk e diskuton se nuk jemi kursyer asnjë ditë. Unë si i pari i familjes së madhe kam bërë çmos për ta merituar çdo ditë nderin që më keni bërë me besimin që më keni dhënë. Skuadra jonë kombëtarë po bëhet gati. Ne nuk kemi mungesë. Kemi më shumë lojtarë. Grupi parlamentar ka qenë solid dhe mbështetës për reformat vendimmarrjet e vështira dhe çuarjet përpara. Ky grup do të jetë boshti i skuadrës kombëtare të 25 Prillit. Në partinë tonë nuk ka vend për kasta të pandryshueshme as për piedistale. Ne na duhen deputetë që ambicien më të lartë të kenë qëndrimin sa më pranë zgjedhësve, pjesëmarrjen në parlament dhe kontributin sa më pozitiv më frymën e skaudrës. Për ndeshjen e 25 Prillit kemi krijuar një proces të ri duke e hapur derën për ata dhe ato që kanë ambicien të bëhen pjesë e skuadrës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *