Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit i pezulloi nga detyra zinxhirin drejtues të Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit të Tiranës.

Ata akuzohen për trafikim dhe dhënie ndihme për kalim kufiri të shtetasve të huaj, kryesisht atyre qe vijne nga Lindja e Mesme.

SHÇBA kreu ndalimin e punonjësve të policisë:

– E.T., me detyrë Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Tiranë;

– B.Z., me detyrë Shefi i Sektorit në DRKM, Tiranë;

– A.H., me detyrën e Shefit të Seksionit në DRKM, Tiranë;

– A.M., specialiste në DRKM, Tiranë.

Ndalimi u krye pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me shtetas të ndryshëm, që përfaqësojnë firma e kompani në fushën e turizmit, kanë keqpërdor atributet dhe kompetencat ligjore që u jep funksioni organik, duke shkelur detyrimet ligjore për pajisjen e shtetasve të huaj me leje qëndrimi.Dyshohet se ata kanë favorizuar apo ndihmuar në realizimin e trafikut ndërkombëtar të qënieve njerëzore, nëpërmjet Shqipërisë.Është e dokumentuar se kjo veprimtari e kundraligjshme është kryer për një kohë të gjatë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë kundrejt shpërblimeve financiare të konsiderueshme.Gjithashtu, në këtë veprimtari antiligjore, përfaqësues të firmave e kompanive të ndryshme përpilonin dokumente zyrtare të falsifikuara, të cilat konsistojnë në krijimin e kompanive fiktive, kontratave fiktive të punës, adresave të rreme, enkas për të plotësuar detyrimet sipas ligjit për të përfituar leje qëndrimi në Shqiperi.

Kësisoj ka nisur hetimi disiplinor për “Shkelje të rënda të atributeve e kompetencave të Policisë”, ndaj 4 punonjësve të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, të ndaluar nga SHÇBA, si dhe punonjësen A.L., specialiste e Migracionit në DRKM Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të 5 punonjësve të Policisë për shkelje të rëndë disiplinore të atributeve dhe kompetencave të policise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *