Gjyqtari i njohur Sandër Simoni ka kaluar procesin e vettingut.

Kreu I Gjykatës së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u rikonfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Simoni rezultoi i pastër në të treja komponentet e vlerësimit, në pastërtinë e figurës, pasurinë dhe kriterin professional.

Raporti i ILDKP konstaton se ka deklarim të saktë, nuk ka fshehje, nuk ka deklarim të rremë, nuk ka konflikt interesi. Nga hetimi administrativ i thelluar rezulton se: -apartament 160 m2 në Tiranë, vlerë 6.5 mln lekë. Burim, kredi bankare dhe të ardhura nga pagat. Zrpp Tiranë ka konfirmuar pasurinë e mësipërme e blerë në vitin 2003-2004. Komisioni ngrii dyshime për vleren e apartamentit dhe i kërkoi shoqërisë kontrata të tjera të së njëjtës periudhë me qëllim krahasimin. Nga krahasimi me 5 kontrata doli se apartamenti ishte blerë me vlere më të ulët se të tjerët.

Sandër Simoni ka drejtuar për shumë kohë Gjykatën e shkallës së Parë të Krimeve të Rënda përpara se ajo të shkrihej në kuadër të reformës së re në drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *