Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Apelit Shkodër, Elvin Gokaj.

 

Gokaj u konfirmua në detyrë nga ana e KPK por Komisioneri Publik vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave në rastin konkret, subjekti i rivlerësimit rezulton me mangësi dhe mospërputhje të kërkesave të parashikuara në aneksin e Kushtetutës dhe në legjislacionin e posaçëm, për kriteret e procesit të rivlerësimit.

 

Komisioneri Publik i kërkon Koleëgjit të Posaçëm të Apelimit që të rrëzojë vendimin e KPK dhe të shkarkojë nga detyra subjektin e rivlerësimit, Elvin Gokaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *