Subscribe

Një oficer shërbimi në policinë e Tiranës ka kallëzuar penalisht deputetet e partisë demokratike të cilët hynë me forcë në ambientet e drejtorisë duke përdorur edhe dhunë ndaj tij.

 

Përplasja ndodhi pasditen e 16 shkurtit, në ambinetet e drejtorisë,  atje ku u shoqëruan protestuesit e opozitës për akte të dhunshme para kryeministrisë.

 

Deputeti Noka dhe Strazimiri, u përplasën fizikisht me punonjësin e policisë.

 

Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në drejtorinë e tiranës për të parë edhe veprimet e disa deputetëve të tjerë që hynë me forcë.

 

Hetimet kryesisht kanë nisur për godtije për shkak të detyrës dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.

 

Deputetet e Partisë Demokratike akuzuan krerët e policisë se pas protestës po festonin duke konsumuar  alkool në zyrë ndërkohë që sipas burimeve ata kanë debatuar ashpër edhe drejtuesin e lartë të uniformave blu Gjovalin Loka.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *