Presidenti Donald Trump ka shkuar në Kaliforni pas zjarreve shkatërrimtare që mori jetën e dhjetërave personave.

 

Në krah  të Trump, për të inspektuar zonat e prekura në Kaliforninë veriore dhe jugore do të jenë gjithashtu, guvernatorët, ai në largim dhe guvernatori i ri në Kaliforni, Jerry Brown dhe Gavin Neësom.

 

Vizita e Trumpit vjen një javë pasi ai fillimisht fajësoi zyrtarët e Kalifornisë për zjarret dhe kërcënoi të pengonte fondet federale. Në Twitter presidenti nuk përmendi kushtet e thatësirës në Kaliforni, të cilat shumë shkencëtarë thonë se janë simptoma të ndryshimeve klimatike.

 

Zyrtarët në Kaliforni thonë se numri i njerëzve të zhdukur nga zjarri më vdekjeprurës në historinë e Kalifornisë është rritur në më shumë se 1,000 dhe se numri i të vdekurve është rritur në 71.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *