Skuadrat e shpëtimit në jug të Kalifornisë po vazhdojnë përpjekjet për nxjerrjen e trupave që kanë mbetur poshtë gërmadhave dhe baltës, pas rrëshqitjeve të dherave dhe përmbytjeve që goditën vendin një javë më parë. Në mesin e 18 viktimave janë edhe 4 fëmijë, përfshirë edhe një vajzë 3-vjeçare, e cila humbi jetën së bashku me nënën e saj. Autoritetet raportojnë se numri i viktimave mund të rritet.

 

Të paktën 1200 punonjës të emergjencave civile vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupave të pajetë. Situata në Kaliforni paraqitet mjaft e rënduar, pasi përveç humbjes në njerëz, shumë shtëpi janë shkatërruar plotësisht nga gurët e mëdhenj, ndërsa 300 të tjera kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Shirat e dendur në Kaliforni pasuan thatësirën e madhe, duke shndërruar faqe te tera kodrash, ne lumenj balte.

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *