Të enjten në mbrëmje u çel festivali multikulturor në Berat, që zhvillon edicionin e tij të gjashtë.

Organizatori Mario Guralumi tha në hapje të festivalit se jane tre ditë të plota me muzik dhe me shfaqe te filmave kryesisht mbi trashegiminë kulturore.

 

“E vecanta e ketij festivali është që aktiviteti është përqendruar në kala e qytetit tonë që është një krenari e Beratit dhe një atraksion që duhet promovuar gjithnjë e më shumë. Kjo është arsye e fortë përse e kemi zhvendosur këtu, edicionin e gjashtë.”

 

Me pas fjalen e mori nenkryetarja e bashkis berat zj. Hafize Skendo e cila theksoi qe bashkia Berat ka qene mbeshtetes kryesor i ketij eventi prej te 6 here .

 

“Organizimi i eventeve të tilla është sfide per ne , dhe aq me teper organizimi ne qendren historike në kala duke e promovuar atë dhe lagjet muzeale ,te cilat jane vlere jovetem për qytetin tonë por sot njihen si vlerë per Shqipërinë dhe Europën.

 

Me pas aktiviteti në natën e tij të parë vijoi me koncertin e grupit Austriak “Leyya”.

 

Ky koncert u ndoq nga artëdashës, banor të kalasë por dhe nga turist te huaj te cilet kishin ardhur per te vizituar kalanë e qytetit.

 

Edicioni i 6 do të zhvillohet nga data 18 deri ne 20 korrik 2019.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *