Ish-kreun e Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku në një kohë kur Prokuroria dhe policia vijojnë kërkimet për të, ai ka apeluar në arrati masën e sigurisë arrest e burg në mungesë të dhënë nga gjykata e shkallës së parë Tiranë.

 

Ndërkohë të gjitha pikat e kalimit kufitar, portet dhe aeroporti janë njoftuar për ndalimin e menjëhershëm të Kajmakut nëse do të konstatohet në kufi. Si masë ekstreme gjykata ka kërkuar që ti sekuestrohet pasaporta.

 

Mbi ish-kryebashkiaku i Vorës akuzohet për tre akuza; “Shpërdorimi detyre”, “Falsifikim të formularëve” si dhe “ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *