Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka nisur turin e tij të takimeve me anëtarët e PD në rrethe.

 

Turi i Kadillit ka filluar nga qarku i Beratit. Gjatë takimit, Kadilli u ndal në rëndësinë e ndryshimit të lidershipit të PD-së dhe frymëm e bashkëpunimit të kryesisë me degët në çdo qytet.

 

Kadilli deklaron se,në këtë qark ai ka përvojën më të suksesshme politike. Sipas tij, në zgjedhjet e vitit 2015, falë tij, në Berat, PD arriti rezultatin historik më të mire.

 

“Unë kam dëshirë t’ia nis atje ku e lashë në Berat, për t’i treguar çdo sfidanti përballë që vështirësia më rrit më tepër sepse sa më e vështirë të jetë beteja aq më e bukur është fitorja. Do ta kthej edhe një herë atë lloj bashkëpunimi që kam realizuar në Berat, nuk ka qenë aspak komode të punoj me kundërshtarë të ashpër, ku edhe aleatët e sotëm i kishim kundërshtarë në atë kohë, por ia dolëm falë respektit dhe partneritetit me këdo që kontriubonte.”

 

Kadilli deklaroi se pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, lideri i PD-së, Lulzim Basha duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen.

 

“Lulzim Basha duhet të dorëhiqej në mënyrë automatike. Ai ka humbur disa herë dhe nuk ka pse ne të vazhdojmë një projekt të shteruar, prandaj kam shpallur një manifest të ri politik për të hequr dorë nga ajo politikë që kemi bërë në 30-vjet. Unë jam i bindur se ne ia dalim për ta zgjuar fort atë qytetarin e braktisur dhe për ta bërë një qytetar politik, që do t’i shërbejë opozitës për të ndryshuar qeverisjen dhe për të larguar Edi Ramën nga pushteti, për të larguar atë model që është një ngërthim i keq i politikës, biznesit, medias, krimit dhe që sundon sot qytetarin shqiptar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *