Emërimi i fundit i zv/ministrit, Besart Kadia ka ngjallur reagime të shumta. E ftuar në emisionin “E-ZONE” në “Vizion Plus”, ish-zëvendëministrja e Financave, Irena Beqiraj e komentoi me ironi këtë vendim të kryeministrit Edi Rama. Duke qenë se në opozitë Kadia mbronte taksën e sheshtë, Beqiraj tha se pret me padurim të shohë sesi do të implementojë taksën progresive si zv/ministër.

 

“Nuk më ka zëvendësuar, që të jemi të qartë. Nuk është në postin që unë kam qenë dikur. Në atë post është zonja Vasilika Vjero. Postet nuk janë pronë private, unë e kam mbajtur atë post për një periudhë të vcaktuar, u mundova të bëj atë që dita të bëj më mirë. Mund të kisha bërë edhe më mirë. Shpresoj që kolegët që vijnë pas meje të bëjnë gjëra edhe më të mira. Tani presim vetëm që Papa të dalë në meshën e të dielës në San Pietro dhe të lexojë vargjet e Kuranit. Pozicioni i zv/ministrit është pozicion politik. Aty futesh për të jetësuar bindjet e tua, formimin tënd, se cilat janë politikat më të mira për të rritur ekonominë e vendit. Mezi po pres Besart Kadinë duke implementuar taksën progresive, që është një politikë e majtë.”

 

Besart Kadia ishte funksionar në PD, por kjo nuk e pengoi kreun e qeverisë ta emërojë zv/ministër të Financave dhe Ekonomisë pak ditë më parë. Ai zëvendësoi Belinda Ikonomin, e cila u lirua nga detyra më 21 tetor, pasi dha dorëheqjen për arsye personale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *