Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar ne Real Story deklaroi se RENEA , 35-vjeçarit i ka bërë thirrje për dorëzim në të dyja gjuhet në shqip dhe në greqisht, që do të thotë se ai e ka kuptuar shumë mirë, por që në asnjë moment nuk është përgjigjur pozitivisht.

 

Ai thekson se forcat speciale që kanë ndërhyrë në Bularat, janë të specializuara në mënyrën më të mirë, të cilët mund dhe të plagosin por që fakti është se ai nga pozicionimi që kishte nuk u ka lënë asnjë hapësirë.

 

Sipas tij kjo është një ngjarje me disa element ku rendit si më të rëndësishmit;

“1-Flamuri grek nuk është i hequr

2- personi nuk gjuan në ajër por drejt në shenjestër, këtë e tregojnë qartë dhe plumbat në makinën e policisë

3- Policia shqiptare në këtë rast nuk ka sulmuar por është sulmuar nga viktima.”

 

Gjithashtu gazetari Hoxha e lidh ngjarjen dhe më atë të prillit të vitit 1994 ku u shënuan dhe dy dëshmorë të atdheut. Ai ndër të tjera thekson faktin se në këtë aksion ai nuk ka qenë i vetëm përkundrazi por që plani i tij është prishur nga ndërhyrja e shpejtë e forcave RENEA.

 

“Personi ka hyrë në territorin shqiptar me 2 tetor, i shoqëruar nga pesë persona të tjerë homogjen, pra të forcave ekstremiste greke të Agimit, por më shumë të organizatës mavi. Persona duket se kanë pas një plan të hartuar, por që ndërhyrja e RENEA-s e cila zgjati vetëm një orë solli dhe dështimin e planit të tyre. Kjo ngjarje më ngjan me atë të 10 prillit në vitin 94’-95’”.

 

Gjithashtu Hoxha thekson dhe faktin se tashmë në ndryshim nga ngjarja e vitit 94’ kemi mundësi të kryejmë një hetim të detajuar dhe të zbulojmë fajtorin, ndërsa për ngjarjen e kaluar ne kishim dy dëshmorë dhe asnjë të dënuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *