Subscribe

Në komunikimin live në “Facebook” me qytetarët, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për situatën brenda PD-së. Mirëpo, ai zgjodhi që mos të ndalej gjatë te zhvillimet në selinë blu, duke thënë se opozita po përjeton një “kacafytje qesharake”.

 

“Nuk është problemi ynë. Ne kemi kaq shumë probleme dhe çështje serioze për të diskutuar sa që mirë është të kursejmë sa më shumë kohë që kemi në dispozicion, për një çështje që në seriozitetin e vetë është aq shumë qesharake, që po përjeton sot opozita e zënë në kurthin e një kacafytjeje mes një personi grata dhe një personi non-grata”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *