Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa më shumë se 40 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi vetëvrasës në një xhami shiite në Kabul. Sulmi ka ndodhur gjatë lutjeve të së premtes. Mes të vdekurve raportohet se janë edhe dy oficere policie.

 

Sipas zëdhënësit të ministrisë së brendshme, dyshohet se kamikazi, i cili e hodhi veten në erë në derën e xhamisë ka pasur edhe bashkëpunëtorë, pasi është zbuluar se disa persona kanë qëlluar besimtarët brenda xhamisë. Incidenti në Kabul ndodhi pak ditë pasi presidenti Trump, njoftoi strategjinë e re për Afganistanin, duke i dhënë kompetenca më të mëdha komandantëve në terren. Ai kërkoi që Pakistani të ndryshojë sjelljen dhe të ndalojë së ofruari strehë për talebanët afganë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *