Shpallja e qeverisë së re “Rama 3” ka sjellë reagimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 

Nënkryetari i LSI-së, përmes një postimi në “Facebook”, Petrit Vasili e cilëson si “qeveria talibane e Mullan Omar Ramës”.  Sipas tij, qëllimi i kabinetit të ri qeveritar ka vetëm një qëllim: zhatjen e shqiptarëve dhe largimin e tyre nga Shqipëria.

 

“Qeveria talibane e Mullah Omar Ramës!! Qeveria talibane, e sapo pjellë e Mullah Omar Ramës ka vetëm një frazë në program: “Ne do të vazhdojmë zhvatjen, ndërsa ju zhdukuni nga Shqipëria”. Qeveria e Mullah Omar Ramës do të vazhdojë të rrëmbejë koncesione, do të vazhdojë të rrëmbejë qindra tendera sekrete, do të vazhdojë të bëjë rrugë ku kilometri është i më i shtrenjtë se floriri, do të vazhdojnë qytetarët të jenë në mëshirë të fatit në kulmin e Pandemisë, do të vazhdojë të mos ketë aspak drejtësi për qytetarët se drejtësia është e kapur, do të vazhdojë të rrëmbehet dhunshëm prona publike dhe private, do të vazhdojë që droga, paraja e pisët dhe kriminelët të telekomandojnë qeverisjen e Mullah Ramës. Mullah Omar Rama ka vetëm një devize: “Pas meje në jetë jetë, gur mbi gurë mos mbetë”. Mullah Omari i vërtetë e mori ndeshkimin e merituar dhe u asgjësua pa asnjë meshirë nga forcat e së mirës. Sikurse ai edhe ky që është këtu ndër ne nuk do ti shpëtojë ndëshkimit. Mullah Omaret kudo që shfaqen kanë fund të paracaktuar dhe pa kthim, i mjerë kushdo që ka iluzione për të kundërten.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *