Në takimin që po zhvillon me të rinjtë në Tiranë, kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur edhe disa aludimeve të publikuara në media se ka bërë lifting, me qëllim eliminimin e rrudhave.

 

Kreu i qeverisë tha se shkak pse lëkura e fytyrës së tij duket më e freskët, është procesi i vaksinimit, i cili e ka bërë të buzëqesh.

 

“Unë mbaj përgjegjësi sot për fytyrën dhe ndihem jashtëzakonisht mirë sot që atyre të cilëve merren me botox, u jam dukur me botox. Sepse në fakt mesa duket, fytyra ime ka filluar të reflektojë atë çlirim që sot po shtrihet me një shpejtësi të madhe, me qindra e mijëra zemra shqiptare. Kemi kaluar përtej 300 mijë të vaksinuar. Janë mbi 300 mijë mendje që kanë filluar të mendojnë ndryshe. Natyrisht që s’ka se si të jetë ndryshe kur unë më në fund e shoh njësoj si qielli sot dritën përtej tunelit të pandemisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *