Deputeti i PD Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Lulzim Basha gjatë konferencës për shtyp me gazetarët.

Në një postim në Tëitter, Bardhi shkruan se Basha ka 5 muaj që vjen vërdallë si memec pa thënë asgjë mbi realitetin politik, teksa shton se koha e zgjimit të opozitës me telekomandim ka marrë fund prej kohësh.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas Bardhit, leksionet boshe të opozitës kanë mbi 12 vjet që vijojnë të përsëritem dhe se Shqipëria ka nevojë për ndryshim, gjë që arrihet vetëm duke qenë i vërtetë.

Të të bëjë manual sesi bëhet opozita përgjegjësi kyç që e la partinë 12 vjet në opozitë, që shpalli sot të vdekur 60 mijë anëtarë të partisë vetëm se shprehin kundërshtin për të kaluar nga dështimi në dështim, deputeti opozitar që ka nga 21 Mars 2022 që nuk vjen në Kuvend, që ska bërë asnjë kallëzim në prokurori kundër Qeverisë dhe asnjë denoncim ndaj Qeverisë, që ka 5 muaj që vjen vërdall si memec pa thënë asgjë mbi realitetin politik, edhe pse vendi po rrëshket në autoritarizëm, është për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht.

Koha e zgjimit të opozitës me telekomandim ka marrë fund prej kohësh. Opozita është në betejë me regjimin e Edi Ramës dhe beteja është e vetmja formë e përballjes me një regjim. Leksionet boshe mbi opozitën kemi 12 vjet që i dëgjojmë dhe realiteti kur zgjohesh nga ëndrra e gjumit të thellë është që Rama vazhdon të jetë Kryeministër! Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe kjo mund të arrihet vetëm duke qenë më së pari të vërtetë”, shkruan Bardhi./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *