Subscribe

Imami Ahmed Kalaja tha sot në emisionin “Quo Vadis” me moderatore Pranvera Borakajn, se ka një familje të madhe. Kalaja tha se është baba i 10 fëmijëve.

Imami tha se edhe gjyshi tij ka patur familje të madhe me 10 fëmijë, ndryshe nga babai i cili bëri veç dy fëmijë, imamin dhe një djalë tjetër.

Me batutë Kalaja tha se babai i tij “bënte çdo gjë me letër e me laps”.

Ahmed Kalaja: Familja e gjyshit ka qenë 5 çuna dhe 5 goca, pra 10 edhe ata. Ndërsa familja e babit jo, janë vetëm dy çuna, sepse babai çdo gjë e ka pas me laps e me letër, nuk bënte gabime. Unë kam përjetuar rëniën e sitemit. Fëmijëria ime ka qenë e vuajtur. Te leximi kam gjetur kënaqësinë. Në atë kohë kam pasur një bibliotekë, madje ankesa e prindërve ka qenë “ na i bërë të gjitha paret libra”. Kam pas lexuar shumë./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *