Juventus mposhti Lazion me shifrat shifrat 2-1 në shtëpi. Një fitore kjo me aromë titulli për bardhezinjtë pasi prej shumë javësh Lazio shihej si një nga kundërshtarët direkt.

Ndeshja nisi me ritëm dhe raste për shënim nga të dyja palët. Por pavarsisht përpjekjeve të shumta pjesa e pare u mbyll me porta të paprekura. Fraksioni i dytë i lojës nisi disi më  ndryshe për skuadrën e Sarrit që ishte më kërkuese në fushë. Një rast i artë për Juventuesin me Ronaldon qe goditi topin drejt portës por Laxari i mohoi golin në momentin e fundit. 

Në minutën e 51, pas një prekje të topit me dorë në zonë , gjyqtari drejtoi gishtin nga pika e bardhë e 11 metërsisht. Ishte i përhershmi Cristiano Ronaldo që ktheu lehtësisht në gol penalltinë e dhuruar, edhe pse Strakosha kuptoi krahun, fati nuk ishte me të . 4 minuta më vonë ishte sërish ylli portuges që pas një gabimi të mbrotjes së Lazios, dyfishoi shifrat dhe i dha qetësi trajnerit Sarri.

Kur dukej se gjithcka po shkonte drejt fundit, Bonucci gaboi përballë Imobbiles duke i dhuruar një penallti, me ketë të fundit që ekzekutoi mjaft mirë përballë portës  dhe rihapi kështu dhe një herë takimin. Skudra e Inzaghit dha shkëndija se mund të barazonte në fund por fati ishte me bardhezinjtë.

Kështu dueli personal mes  Ronaldos dhe Imobiles për të zgjidhur  se cili do të jetë golashënuesi më i mirë në Itali, vazhdon të jetë i hapur kur kanë  mbetur dhe 4 ndeshje  në kampionat.  Pas kësaj fitoreje, Juventus shkon në kuotën e 80 pikëve, me një distancë prej 8 pikësh nga Interi i vendit të dytë dhe 9 nga Atalanta e vendit të tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *