Një ndeshje e bukur dhe spektakolare në Alianz Stadium, por që në fund nuk pati një fitues. Në javën e katërt të kampionatit italian, Juventus -Milan nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 edhe pse të dyja skuadrat e kërkuan shumë fitoren.

Dueli nisi mirë për Zonjën e Vjetër, që pas një gabimi në mbrojtje të kuqezinjve , nuk fali me Moratën në minutën e katërt. Pas këtij goli të shpejtë djalli e humbi disi toruan me bardhëezinjtë, që morën zemër për të shënuar dhe më shumë veçanërisht me Dibalën apo Moratën, por jo me saktësinë e duhur.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren minimale të skuadrës nga Torino, ndërsa e dyta nisi me një frymë tjetër për Milanin. 15 minuta para fërshëllimës finale , ishte njeriu i ndeshjeve të mëdha ANTE Rebic, që pas një krosi nga Tonali , goditi fort me kokë dhe barazoi gjithçka.

Një mundësi të mirë në fund të ndeshjes kishte dhe 20-vjeçari Kalulu, por Shezni ndali gjithçka dhe mbylli takimin me shifrat 1-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *