Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker nis të dielën turin në vendet e Ballkanit Perëndimor, të përfshira në strategjinë e zgjerimit. I shoqëruar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurisë Federica Mogherini dhe nga komisioneri për politikat evropiane të fqinjësisë dhe zgjerimit Johannes Hahn, ai do të takohet me zyrtarë të lartë të Shkupit, ndërsa në orët e mbrëmjes ai do te niset drejt Tiranës. Pas takimeve në kryeqytetin shqiptar, Junker do të vijojë vizitën në Serbi, Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë.

 

Ndalesa e fundit është Sofja, ku kryeministri bullgar Bojko Borisov, do të shtrojë një darkë zyrtare ku do të presë edhe gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *