Ajo realizoi foton për koverin e parë të People, 26 vite më parë, dhe tani, pas kaq shumë e shumë suksesesh e bashkëpunimesh me këtë revistë, aktorja e Hollywood është shpallur femra më e bukur në botë. Julia Roberts, ka shënuar një rekord me këtë të fundit. Kjo është hera e pestë që ajo nderohet me këtë titull.

 

 

Për here të parë ajo u shpall me 1991 më pas në 2000, duke vijuar me të njëjtin titull më 2005, në 2010, dhe si përfundim në 2017-ën.  Në intervistën e saj të fundit, Julia shprehet se është shumë e lumtur që nderohet si femra më e bukur ne botë, për herë të pestë, duke arritur të lërë pas edhe Jennifer Aniston dhe Michelle Pheiffer, të cilat janë shpallur të tilla vetëm nga dy herë.

 

 

Por ajo që e bën më të lumtur Roberts, është se arriti të mund George Clooney, që është shpallur mashkulli më seksi vetëm 2 herë.

 

 

Ajo tha në intervistë: “Clooneyt do t`ia përmend këtë në kartolinën që do t`i dërgoj për Krishtlindje këtë vit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *