Qindra zjarrfikës po luftojnë për të shuar vatrat masive të zjarrit që janë përhapur me shpejtësi në të gjithë Kaliforninë e Jugut.

 

Autoritetet japin alarmin se vatrat e zjarrit mund të përhapen me shpejtësi në sipërfaqet e banuara, për shkak të fuqisë së erërave dhe thatësirës.

 

Deri më tani janë urdhëruar të evakuohen më shumë se 110 mijë njerëz. Banorët e lagjes Bel-Air të Los Anxhelosit kanë gjetur shtëpitë e tyre nën kërcënimin e zjarreve masive, duke rrezikuar seriozisht jetët e njerëzve. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

 

Më shumë se 90 mijë hektarë tokë, në kodra dhe zona të ulëta, janë shkrumbuar. Shërbimi zjarrfikës i Kalifornisë njoftoi se deri më tani janë shkrumbuar 150 ndërtesa.

 

Autoritetet kanë paralajmëruar edhe banorët e zonave që nuk janë prekur nga zjarret, për shkak se tymi i dendur ka mbuluar sipërfaqe shumë më të mëdha sesa flakët, që sipas raportimeve, shihet edhe nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar në orbitën e Tokës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *