Një vit më parë qeveria vendosi në dispozicion një mekanizëm financiar siç është garancia sovrane për të mbështetur fermerët.

Kjo garanci u shoqërua edhe me një linjë kredie të butë nga banka e Shqipërisë, ku çdo fermer mund të merrte kredi deri në 25 milion lekë

Por të dhënat e kredisë për këtë sektor në vitin 2024-2025 tregojnë se këto dy skema nuk patën rezultat. Kredia për bujqësinë është në vendnumëro.

Eduard Sharka nga sindikata e fermerëve thotë se qemerët nuk kanë shfaqur interes për investime
“Në dijeninë time, në Lushnje ku unë jetoj vetëm një fermer kam dëgjuar që ka aplikuar për këtë lloj kredie, për të blerë një traktor. Askush tjetër. Fermerët kanë marrë kredi tek mikrofinanca me norma interesi edhe më të larta, vite më parë. Por sot ata nuk janë të interesuar të marrin financim edhe me garanci shtetërore, pasi ky sektor nuk është më tërheqës për investime”, tha Eduard Sharka gjatë një interviste për Vizion Plus.
Sharka rendit një sërë arsyesh pse sipas tij sektori nuk tërheq më investime dhe çfarë duhet përmirësuar sipas tij.
“Unë mund tju rendis disa argumente pse sektori nuk është atraktiv. Para 10 viteve, sektori, sidomos serat, ishte atraktiv sepse kërkesa ishte më e lartë se oferta dhe çmimet ishin të larta, në atë kohë fermerët merrnin kredi edhe me 25% interes. Sot, me rreth 2000 hektarë sera, bujqësia goditet nga kriza ciklike të tregut, ku çdo dy-tre muaj çmimet bien nën kosto dhe produktet hidhen në kanal. Përveç kësaj, mungon orientimi dhe politika e kuotave, siç bën BE, për të rregulluar ofertën dhe për të shmangur humbjen e interesit të prodhuesve”, tha Sharka për E-ZONE.
/vizionplus.tv





