Policia e Korçës arrestoi dy persona të akuzuar për një ngjarje të ndodhur në datën 2 gusht. Te arrestuarit jane Ronaldo Mehmeti dhe Ergin Brami, i pari nga fshati Mborje i Korces dhe i dyti nga qyteti i Vlores.

Te dy keta persona, sipas policise, pasi i kane dhene ndihme per te kaluar kufirin 4 shtetasve siriane, te cilet i kane marre ne nje mjet, ne afersi te fshatit Drenove u kane vjedhur me dhune 500 euro dhe me pas i kane goditur me mjet preres.

Njeri prej sirianeve ka marre mjekim ne spitalin e Korces. Ky nuk eshte rasti i pare i grabitjes se shtetasve qe vijne nga vendet ne konflikt, pasi kohe me pare ka pasur edhe dy raste te tjera te ngjashme ne qytetin e Korces.

Nga ana tjeter ka pasur edhe arrestime te shumta te personave qe u japin ndihme per te kaluar kufirin dhe kryejne transportimin e tyre drejt vendeve te BE kundrejt shumave te medha te parave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *