Subscribe

Tri janë mundësitë që sheh kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli për këto zgjedhje: Ose Edi Rama bashkëpunon me Lulzim Bashën, ose partia e saj bëhet faktor në qeverisje, ose vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

 

“Uroj që ne të bëhemi faktor me votën e shqiptarëve për të larguar Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën. Lëvizja për Ndryshim është kundër të treve. Nëse të dyja palët nuk do të arrijnë numrin 70, kanë tre mundësi, ose të bashkohen edhe një herë me njëri-tjetrin, siç po fton Rama-Bashën, ose ne do të bëhemi faktor në qeverisje, me kusht që të largohen Edi Rama dhe Lulzim Basha, ose do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme shumë shpejt. Unë uroj që Edi Rama të mos marrë më mandatin e tretë, nuk mund të konsiderohet e ardhmja. Ashtu siç Basha dhe Kryemadhi nuk mund të konsiderohen ndryshim”, tha Jozefina Topalli në emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”.  

 

Frika e saj është se mund të ketë përpjekje për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *