Subscribe

Ne reagimin e pare për zgjedhjen e Arben Ahmetajt ne postin e ministrit për rindërtimin, Partia Demokratike deklaron se qeveria nuk duhet te përdorë fatkeqësinë për te përfituar. Anëtarja e kryesisë se Partisë Demokratike Jorida Tabaku takoi bizneset ne zonën e Kombinatit, një prej zonave qe është prekur me shume nga tërmeti i 26 nëntorit duke deklaruar se ajo qe vendi ka nevoje reale është vlerësimi i situatës i kostove financiare e caktimi i fondeve për t’iu ardhur ne ndihme qytetareve dhe bizneseve.

 

Jorida Tabaku: Te mos bëhemi qesharake dhe te mos diskutojmë për ata te cilët e çuan ekonominë ne këtë situate. Do te kishte qene e nevojshme qe një grup i posaçëm pune, pasi te kishte vlerësuar te gjithë situatën, demet kostot financiare te kishte filluar te merrte masa. Nuk mundet qe tërmeti dhe fatkeqësia te shërbejë për te përfituar. Nuk mundet qe edhe ne situate fatkeqësie te mendojnë se çfarë do te koncesionojnë e tenderojnë.

 

Sipas PD edhe shifra prej 20 miliard lekësh është thjesht propagande pasi ende nuk është qartësuar ne buxhet nga do te merren këto para.

 

Jorida Tabaku: Kryeministri mund te flasë për shume gjera dhe ne propagandën e ditës ai edhe mund te fantazoje shume gjera por ashtu siç është miratuar buxheti, ai qe kaloi te paktën dje ne komisionin e ekonomisë akoma nuk është akomoduar 20 miliardëshi.

 

PD propozoi një plan me 5 pika ku përfshihen lehtësira fiskale për biznesin, duke bere thirrje qe te miratohej sa me shpejt ne Parlament.

 

Jorida Tabaku: Ne kemi dëgjuar shqetësimet e tyre te cilat lidhen edhe me taksat e larta se çfarë tatim fitimi do te paguash kur ti nuk merr realisht asnjë fitim, si do ta rimëkëmbesh biznesin tënd, çfarë taksë prone do te paguash kur realisht ti nuk je duke e përdorur atë prone.

 

Përveç barrës se taksave, si biznesi ashtu dhe qytetaret janë ende te paqarte çfarë do te ndodhe me pronën e tyre qe është dëmtuar gjate tërmetit.

 

Krahas propozimeve për biznesin Partia Demokratike ka kërkuar edhe kalimin e fondeve nga koncesionet tek rindërtimi i vendit pasi behet fjale sipas PD për 150 milionë euro qe mund tu vinin ne ndihme shume qytetareve.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *