I qeshur, entuziast dhe me besim. I tille eshte shfaqur ne konferencen e sotme per shtyp trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz. Ai ka folur per takimin e rradhes, ate qe do te luaje neser ( te shtunen) ndaj Partizanit dhe ne fjalet e tij ka treguar optimizem.

 

“Kemi dite qe pergatitemi per kete ndeshje. Ua kam bere te qarte futbollisteve te mi rendesine e saj dhe po ashtu ata jane te vetedijshem se na pret nje takim i veshtire. Pas tij do luajme me Flamurtarin e Laçin dhe prandaj fundi i tetorit besoj se do te percaktoje shume gjera ne lidhje me ecurine tone te metejshme. Na duhet kjo fitore ndaj Partizanit.E kam studiuar mire lojen e tij, e kam ndjekur ne disa video por edhe ne ndeshjen qe ka zhvilluar ne Laç kam qene ne stadium. E di menyren si luan, e kam te qarte se e ndryshon herepashere taktiken e lojes por kjo nuk perben ndonje problem per mua.

 

Jonuz premtoi se ka ruajtur një surprise për kampionët e vendit. Ai tha se Vllaznia ka vetëm një objektiv, fitoren.

 

 

Mund te them vetem se neser kam ruajtur nje surprize per Partizanin. Nuk kam deshire te flas me shume. Ne nuk jemi ne presion para kesaj ndeshje, eshte gjithçka normale.Nese me pyesni a jam i kenaqur edhe me barazimin, une do te thosha se objektiv kemi vetem fitoren. Do luajme ne maksimumin tone dhe e rendesishme eshte qe kam shume lojtare ne dispozicion, çka ma lehteson edhe mua punen.Shpresoj qe te kemi edhe mbeshtetjen e tifozeve tane te zjarrte, duke u kerkuar te jene korrekt ne mbeshtetjen e ekipit. Vllaznia po kalon nje moment te mire dhe duhet ta ruajme sa me gjate ate. Nese fitojme ndaj Partizanit, nuk mund te thuhet kurrsesi se do synojme titullin kampion. Ky eshte vetem fillimi i kampionatit dhe do ndodhin shume gjera deri ne fund. Do te ishte diçka e mire per ne dhe vetem kaq. Ecuria duhet pare hap pas hapi dhe te mos shkojme kaq larg”- ka deklaruar Jonuz.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *