Historia e origjinës së keqbërësit ikonik, Joker ka kryesuar me 11 nominime për çmimet OSCAR. Drama që ka në thelb një studim mbi karakterin e zymtë të Arthur Fleck, një personi të papërfillur nga shoqëria, ka triumfuar gjithashtu edhe Golden Globes dhe nominimet BAFTA.

 

Akademia e Arteve dhe Shkencave në Shtetet e Bashkuara shpalli kwtw tw hwnw nominimet e filmave në 24 kategori për çmimet Oscar ku Joker kryeson listat pwr filmin më të mirë, aktorin më të mirë dhe tetë çmimeve të tjera.Ndwrsa The Irishman, 1917 dhe Once Upon a Time… in Hollywood pasojnw me nga 10 nominime secili.

 

Në kategorinë për filmin më të mirë janë nominuar gjithashtu Ford v. Ferrari, Jojo Rabbit, Little Women, Marriage Story dhe Parasite.

 

Në kategorinë e aktorit më të mirë janë nominuar Antonio Banderas, për rolin e tij në filmin, Pain and Glory, Leonardo DiCaprio, për rolin në filmin, Once Upon a Time … in Hollywood, më pas Adam Driver në filmin, Marriage Story, Jonathan Pryce, në filmin, The Two Popes, dhe Joaquin Phoenix për rolin që ka në filmin, Joker.

Për rolin e aktores më të mirë, në garë për të fituar Oscar janë: Kathy Bates për rolin në filmin, Richard Jewell, Laura Dern në Marriage Story, Scarlett Johansson në filmin, Jojo Rabbit, Florence Pugh për rolin që ka në filmin, Little Women, dhe Margot Robbie, për rolin e saj në filmin, Bombshell.

 

Ceremonia e 92-të e Academy Awards do të mbahet më 9 shkurt në Los Angeles. Ashtu sic ndodhi vitin e kaluar, çmimet do të ndahen nga aktorët, sepse nuk do të ketë një moderator. Eventi u ndoq nga plot 29.6 milionë persona. Çmimet Oskar janë më të rëndësishmet në kinematografi dhe ndahen në Hollywood që nga viti 1929.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *