Joe Biden është betuar këtë të mërkurë si President i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Dhe veprimi i tij i parë si President, ishte nderimi me një minutë heshtje, ndaj atyre që humbën jetën nga COVID-19. Në fjalën e tij të parë, Biden bëri apel për unitet.

 

“Ky është momenti ynë historik i krizave dhe sfidave, Uniteti është rruga përpara, Dëgjoni njëri-tjetrin. Shihni njëri-tjetrin. Tregoni respekt për njëri-tjetrin.”

 

Ceremonia e betimit të Presidentit të 46 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu sic pritej, nuk ishte aspak e zakontë. Një telefonatë anonime për bombë në Gjykatën Supreme, vetëm pak para nisjes së cermonisë, duket se nuk ndikoi aspak në vijimin e ceremonisë, pasi me 20 janar 2021, Ëashington D.C. ishte qyteti më i sigurt në botë. Mijëra forca të Gardës Kombëtare, policisë, FBI dhe çdo agjencie të mundshme të sigurisë dhe inteligjencës amerikane ishin dislokuar prej ditësh në kryeqytet, duke mos i lënë asgjë rastësisë.

Edhe pse Donald Trump u largua për në Florida, nga ku ndoqi dhe ceremoninë e betimit, Mike Pence u shfaq në tribunë, si për të dëshmuar ndoshta se pavarësisht emrave, Amerika është mbi gjithçka. 191.500 flamuj amerikanë ishin vendosur përpara Capitol Hill, duke sinjifikuar personat që nuk mund të ishin të pranishëm në këtë ceremoni.

Stafi i Biden kishte zgjedhur nje këngëtare kontraversale për të kënduar himnin kombëtar të Amerikës, Lady Gaga.

Si e para grua, me ngjyrë, nga Azia Jugore, dhe Zv.Presidente Kamala Harris zgjodhi sërish diçka ndryshe në betimin e saj. Ajo u betua përpara gjyqtares së parë hispanike në Gjykatën Supreme, Sonia Sotomayor.

Më pas Jenifer Lopez u ngjit në skenë, ku veç performancës, artikuloi dhe një mesazh, në spanjisht.

Donald Trump dhe Joe Biden hynë tashmë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që këtë të mërkurë, Trump si president i parë në histori që nuk është i pranishëm në ceremoninë e betimit të pasardhësit të tij, ndërsa Biden si i pari president amerikan që betohet, jo vetëm pa paraardhësin e tij në tribunë, por si presidenti që është betuar nën kushtet më të rrepta të sigurisë dhe pa praninë e qytetarëve amerikanë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *