Subscribe

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar qeverinë duke i hequr të drejtën Policisë së Shtetit të përgjojë. “Kushtetuesja” ka pranuar kërkesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke shfuqizuar nenin 131 të ligjit për Policinë e Shtetit. Ky nen parashikon se punonjësi i policisë me gradën “Kryekomisar” kërkon autorizimin nga prokurori për përgjimin e fshehtë ambiental e përgjimin e fshehtë të bisedave telefonike.

 

“Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se:

– Neni 131, i lidhur me nenin 6, pika 29/1, i ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, vendos kufizim të së drejtës kushtetuese të jetës private, duke mos respektuar kriterin kushtetues  “vetëm me ligj”, sipas nenit 17 të Kushtetutës, pasi ligji nuk rregullon në mënyrë shteruese dhe të qartë “masat e veçanta”, që zbaton Policia e Shtetit, duke prekur njëherazi edhe parimin e sigurisë juridike në drejtim të saktësisë së ligjit dhe koherencës së rendit juridik.”

 

Gjykata Kushtetuese ka vendosur edhe pezullimin e zbatimit të këtij neni të ligjit për Policinë e Shtetit, derisa vendimi përfundimtar i saj të hyjë në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *