Masat e reja kundër koronavirusit të vendosura në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë sjellë reagime të ashpra nga ana e qytetarëve.

Qindra njerëz, prindër dhe fëmijë u mblodhën për të kundërshtuar vendimin e që ka berë vendosjen e maskes në ambientet e shkollës me detyrim.

Me thirrjen “Fëmija im, zgjedhja ime” protestuesit pretenduan se ligjji i ri shkel të drejtat e njeriut. Ata paralajmeruan se do t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë pa maska ndërsa do të paraqesin një padi për të bllokuar urdhrin e ri të autoriteteve shëndetësore.

Ndërkohe edhe në Nju York, protestuesit mbushën rrugët për të kundërshtuar vaksinimin me detyrim për të gjithë arsimtarët. Mesuesit pretenduan se ky është një diskriminim i hapur .

Kryebashkiaku i Nju Jorkut njoftoi se i gjithë stafi arsimor duhet të vaksinohet deri ne fund te shtatorit. Nju Jersey, Kaliforni, Oregon dhe Uashington kane marre po te njejten vendim per arsimtaret.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *